Boksieri Edmond Zefi e bën ‘horë’ boksierin serb, e nokauton tri herë qysh në raundin e parë (FOTO/VIDEO)

Edhe një tjetër talent kosovar në boks ka nisur të ngjitet shkallëve të boksit ndërkombëtar.

Është Edmond Zefi, i cili bokson për Çekinë, por që gjithmonë futet në ring me flamurin kuqezi dhe me këngë shqipe.

Ai mbrëmë ka boksuar kundër serbit Vanja Dumitrov, të cilin e ka mundur me nokaut qysh në rundin e parë, raporton Ballkani.info.

Zefi e ka mundur Dumitrovin në një prej ngjarjeve më të mëdha në Çeki, “Night of Warriors” në Liberec, ku dueli i vetëm i boksit ka qenë mes tyre, derisa të tjerat ishin ndeshje në kuadër të MMA.

Edmond Zefi në karrierën e tij ka qenë katër herë kampion i Kosovës.

Si sportist i dalluar në Kosovë ishte edhe fitues i shumë turneve dhe aktiviteteve ndërkombëtare.

Në boksin profesionist ka zhvilluar dy ndeshje dhe të dyja i ka përmbyllur me fitore.

Ai njihet si një talent i madh i boksit dhe në të ardhmen synon të ndeshet edhe për tituj evropianë dhe botërorë. /Ballkani.info/

https://www.facebook.com/1719897050/videos/10206047022810846/