Boksat e të bukurës Hana Xhemajli në politika publike

Është vetëm 28 vjeçare dhe në të njëjtën kohë është sportiste, nutricioniste, menaxhere e politikave publike, analiste e çështjeve shëndetësore dhe jo vetëm.

Hana Xhemajl, që shkollën fillore e ka përfunduar në Pejë ku edhe nga vjen, studimet i ka kryer në Riad të Arabisë Saudite, dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara, shkruan Ballkani.info

Vajza që e donë sportin luftarak -boksin thotë se i bie shpesh të përballet në gara me meshkuj pasi që femra sipas saj tek ne ka tepër pak që e dëshirojnë boksin si sport.

Hana përveç garave në boks është tejet e suksesshme në Krav Maga pasi që është licencuar edhe si instruktore në këtë drejtim, duke bërë që nga ajo të trajnohen civilet dhe policët ndërkombëtar.

Boksierja seksi tash e disa vite vepron në Kosovë. Ajo momentalisht është duke punuar në fondacionin Gjerman Friedrich Ebert në sektorin e politikave shëndetësore.

Zeshkania shumë aktive, ka tetë tatuazhe në trup. Për Ballkani.info nuk hezitoi të tregoi edhe domethënien e tyre.

Detaje të tjera dhe intervistën e plotë të realizuar nga Ballkani.info mund ta lexoni në vazhdim:

Tregona fillimisht sa vjeçare je, datëlindja e saktë?

Xhemajli: Unë jam 28 vjeçare 04/10/1990


Ku ke lindur dhe ku je jetuar?

Xhemajli: Jam e lindur në Pejë ku dhe kam përfunduar shkollën fillore. Më pas, me familje jemi zhvendosë në Arabinë Saudite, në Riad ku kam përfunduar shkollën e mesme. Pas disa viteve aty, kam ardhë ne Prishtinë për ti vazhduar studimet universitare mirëpo një pjesë te studimeve më pas I kam vazhduar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dubai, ku edhe kam jetuar dhe punuar për disa vite

Çka je me profesion?

Kam studiuar Politika Publike dhe Management, si dhe Nutricion dhe për momentin punoj me sektorin e shëndetësisë. Më saktësisht, me politika shëndetësore.


Cili është sporti që të pëlqen më së shumti?

Xhemajli: Sporti I preferuar, pa dyshim është boksi

Qe sa kohë praktikon këtë sport (boksin)?

Xhemajli: Me sport kam filluar të merrem shumë herët, dhe gjithmonë kanë qenë sportet luftarake që më shumë më janë përshtatur dhe normalisht më kanë pëlqyer. Në fillim thai boks ka qenë në çka edhe kam dedikuar ma shumë dhe për pesë vitet e fundit boksi ka qenë prioritet. Gjithashtu vitin e fundit kam ushtruar dhe fokusuar në Krav Maga, ku dhe jam licencuar si instruktore.
Krav Maga është një stil vet mbrojtje ushtarake që kombinon gati te gjitha artet marciale, edhe pse Krav Maga nuk është sport ne veti. Kjo fokusohet me shumë në situate reale jetësore, dhe adopton teknika specifike si dhe stilit e street fight

A të bie ma shumë me u përlesh në boks me femra a meshkuj, ndaj cilës gjini ke fituar më së shumti?

Xhemajli: Fatkeqësisht në Kosove gratë/çikat që merren me boks janë tejet të pakta që nënkupton se shumica e sparingjeve/përleshjeve ndodh me gjininë e kundërt e cila është shumë më sfiduese. Përveç garave internacionale dhe disa rajonale, në të cilat rregulla janë strikte, përleshjet dhe ushtrimet zakonisht bëhen me djem. Fitorja këtu është tejet e vështirë.
Ne përgjithësi, si në boks dhe në Krav Maga, oponentët janë meshkuj e cila e bënë gjithë eksperiencën me të vështirë mirëpo sfida të mëson shumë. Unë gjithmonë shpresoj të inkurajoj edhe gra dhe cika tjera të ushtrojnë sporte të tilla. Në këtë fushë mund të flas me orë të tëra


Me çka tjetër merresh përveç boksit?

Xhemajli: Përveç boksit, sport I cili në vete I ngërthen edhe disa sporte tjera, unë gjithashtu jam vrapuese e rregullt në gara si vendore ashtu edhe rajonale. Gara në të cilat unë marr pjesë jo për te arritur rezultate mirëpo vetëm se më pëlqen nocioni I tyre dhe është tejet motivues për mu. Siç e ceka, Krav Maga më merr një pjesë të konsiderueshme të ditës, sepse të merresh me sporte luftarake duhesh të jesh tejet e përgatitur fizikisht, kjo nënkupton që edhe fitnesi dhe pishina e notit janë të inkorporuar gjatë javës ne rutinën time. Jam pjesë e një shkolle që bazohet në Poloni, Amerikë dhe Izrael, ku gjatë vitit ne udhëtojmë në vende të ndryshme të botës ku japim trajnime civileve dhe policisë në Krav Maga. Vendi I ardhshëm do të jetë Londra.

Cila është puna jote ditore?

Xhemajli: Puna ime pas ushtrimeve të mëngjesit është në fondacionin gjerman Friedrich Ebert, ku punoj në platformën “Kosova që Duam”, dhe në focus kam sektorin e politikave shëndetësore. Platforma ka për qëllim që ti shërbej qytetarëve dhe brengave të tyre, po në të njëjtën kohë të jetë edhe afër politik bërjes në nivel nacional. FES është faciliatore në këtë aspekt ku edhe e luan rrolin e shoqërisë civile aktive. Gjatë punës time n FES, unë jam facilitatore në tryeza dhe diskutime të ndryshme rreth shërbimeve shëndetësore, migrimit të mjekëve, sigurimeve shëndetësore etj. Prioritete të cilat janë zgjedhë gjatë një pune të gjatë me ekspert vendor të cilët janë pjesë e vazhdueshme e platformës. Është një punë që e bëjë me një dëshirë të madhe.


Sa tutazhe i ke në trup dhe çka simbolizojnë ato?

Xhemajli: 8 tattoo –muj me të tregu për njërën që i kam inicialet e prindërve ndërsa tjerat jonë me një simbolikë pak ma të gjerë që ndoshta marrin shumë kohë dhe bile tingëllojnë pak të mërzitshme.

A ke menduar të bësh edhe të tjera dhe me çfarë teme?

Xhemajli: Definitivisht! E kam përzgjedhë dhe veç po e pres momentin. Sa për tematikë.. është sekret.



Intervistoj:Valetina Ahmeti/Ballkani.info