Bogujevci: Nuk është serioze që 20-vjet pas, të bëhet hajgare me të pagjeturit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, ka thënë se është e padrejtë që deputetët duhet të vendosin se a duhet të marrin pjesë në organizimet për 20-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, apo të jenë të pranishëm në seancën plenare ku do të votohet rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë.

“Sot është përvjetori i Ukshin Hotit, është e padrejtë në dy aspektet që të vendoset a është më rëndësi që të marrim pjesë në aktivitetet që janë organizuar për Ukshin Hotin, apo tash që kemi këtu familjarët që po presin me fillu seanca. Temat sot janë shumë të rëndësishme dhe nuk guxojmë t’i kalojmë pa i diskutuar mirë, e veç t’i kryejmë shpejtë. Nuk është serioze që 20-vjet pas, të bëhet hajgare”, ka thënë Bogujevci.

Seanca plenare ka filluar në ora 10:00, dhe ka shtatë pika të rendit të ditës, ku ndër të tjera është propozim rezoluta për gjenocidin, formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit dhe pika tjera që lidhen me gjenocidin.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,

Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,

Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,

Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,