“Boateng duhet të largohet nga Bayerni”

Presidenti i Bayernit, Ulo Hoeness, ka këshilluar mbrojtësin Jerome Boateng të largohet nga klubi dhe të nisë ndonjë sfidë të re.

“Do t’i rekomandoja, si një mik, të largohej nga klubi. I duhet sfidë e re”, ka thënë ai.

Boateng ka kontratë me Bayernin deri në fund të sezonit 2020-21, por “Sky” raporton se lojtari do të lejohet të largohet nëse vjen oferta e duhur për të.

30-vjeçari siguroi titullin e tij të shtatë me Bayernin këtë muaj.