BMW shuan Series 3 GT

Prodhuesi gjerman prestigjioz i veturave, BMW, njofton se nuk do të prodhojë më versionin GT të Series 3.

Sipas revistës “Auto Car”, ky vendim është marrë për shkak të uljes së kostos, dhe është bërë menjëherë pas njoftimit se modeli do të vazhdojë të prodhohet për shkak të kërkesave të klientëve.

Pasardhësi i këtij modeli, të paktën tani për tani, nuk është synim i kompanisë.

BMW Series 3 GT u zbulua në panairin e veturave në Gjenevë në vitin 2013 dhe ishte në dispozicion me motorët me naftë dhe benzinë, me katër ose gjashtë cilindra, si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe vetëm me ato të pasme./Ballkani.info/