BMW prezanton veturën më të zezë në botë

Këto janë fotot e reja të 2020 BMW X6 përpara debutimit publik të crossoverit në Shfaqjen e Makinave në Frankfurt në Shtator.

Por ndoshta do t’ju mundojë të gjeni makinën në foto, pasi është e veshur me ngjyrën Vantablack VBx2.

Ka diçka të veçantë në këtë ngjyrë, që ju bën të pyesni a ka më të zezë se kaq? Dhe përgjigja është jo.

Substanca absorbon më shumë se 99% të dritës së dukshme duke e bërë këtë ngjyrë, ngjyrën më të zezë në botë.

BMW ka bashkëpunuar me prodhuesit Vantablack Surrey Nano Systems, dhe agjensinë Levitation 29, për të krijuar X6-tën më të zezë në botë.

Në vend që të përdorë kamuflazhin apo panelet ekstra, kjo ngjyrë ekstremisht e errët ka si qëllim ta bëjë crossoverin të vështirë për tu dalluar.

Gjenerata e tretë e BMW X6 ka një pamje të ngjashme me atë të mëparshmen. Versionet për këtë model janë: sDrive40i me gomat e pasme aktive dhe xDrive40i me të gjitha gomat aktive. Të dyja përdorin motorin 3.0-litër inline-6 që prodhon 335 kuaj fuqi dhe 447 Nm fuqi rrotulluese.

Gjithashtu është edhe versioni X6 M50i me motorin 4.4-litër twin-turbocharged V8 që ofron 523 kuaj fuqi dhe 750 Nm fuqi rrotulluese.

Pavarësisht motorit, makina ka transmetimin automatik me tetë nivele shpejtësie.

Çmimi fillon nga 65,290$ për versionin sDrive40i, 67,595$ për xDrive40i, dhe 86,465$ për M50i.