BMW përshpejton strategjinë për elektrifikim e veturave

BMW ka treguar se është duke tentuar që të përshpejtoj planet e tyre të elektrifikimit.

Plani strategjik i mëparshëm, ku përfshihet lansimi i 12 veturave plug-in deri në 2025-ën, tani këto vetura hibride e krejtësisht elektrike do të dalin në treg në 2023-ën.

Lëvizja për të sjell këto modele 2 vite më herët është bërë e mundur, sipas BMW, nga arkitektura fleksibile e veturave, transmeton koha.net.

Nga këto 12 vetura, më shumë se gjysma do të jenë krejtësisht elektrike, së bashku me pasardhësit e BMW i3 e MINI elektrik, BMW i4 e iNEXT.

loading…