BMW paralajmëron se modeli X7 vjen para panairit në Los Angeles

Një foto pjesërisht e errësuar e pjesës së përparme të makinës dhe njoftimi që BMW X7 po vjen së shpejti, sugjeron se kompania gjermane, BMW, do të paraqesë SUV-in e tij më të madh para premierës zyrtare në panairin e veturave që do të mbahet muajin e ardhshëm në Los Angeles.

Pak javë para premierës zyrtare, fotografitë e lëshuara tregojnë enterierin e SUV-it më të madh dhe më luksoze të BMW-së.

Pamjet e ulëseve të pasme tregojnë më shumë hapësirë për udhëtarët, ndërsa befason pamja “e zakonshme” e vrimave të ventilimit, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për SUV-in më të shtrenjtë të BMW-së.