BMW me veturë të re elektrike, më të fuqishme se M5

Kjo makinë, që është ende në ndërtim e sipër, është quajtur Lucy, deri sa të del prej prodhimit

Makinat elektrike janë shumë të kërkuara dhe BMW është angazhuar për një kohë të gjatë, në prodhimin e iX3 SUV dhe 3 Series elektrik, për të rivalizuar me Tesla Model 3.

Për momentin, M Devision është fokusuar në hibrid elektrikë, ndërsa sigurisht se në një të ardhme, pritet të arrijë edhe një M tërësisht elektrik. Në anën tjetër, kjo linjë e prodhimit pritet të mbetet edhe më shumë pas, meqë BMW po angazhohet në prodhimin e veturave tjera, më të fuqishme.

Këtë e ka konfirmuar Matthias Stangl, që është shefi i marketingut në BMW, kur ka njoftuar për ndërtimin e një makine elektrike, që përkohësisht është quajtur Lucy.

“Sa herë që themi Lucy, mendojmë në Lucifer dhe ky emërtim, do tregonte për një veturë të fuqishme. Nëse e mendojmë origjinën e fjalës, atëherë del se Lucifer, e ka sjellë dritën” ka thënë Stangl.

Duke mos dashur të jetë detaje, është thënë se kjo makinë është më e fuqishme se M5, të cilën edhe do ta zëvendësojë në një të ardhme të afërt, si një makinë shumë më e mirë.

loading…