BMW largon disa modele, do të sjellë një X8 SUV tërësisht të ri

Makinë SUV që do të rivalizojë me Audi RS Q8

Dashamirësit e BMW mund të mos jenë ndjerë mirë, kur kuptuan se ky prodhues gjerman do t’i largojë disa prej modeleve që nuk po i sjellin fitim si Z4 dhe 8 Series.

Mirëpo, tani të gjithë mund të qetësohen, sepse këto modele do të zëvendësohen me të reja, derisa BMW do të sjellë edhe një X8 SUV tërësisht të ri, me teknologji të lartë.

Konfirmim end nuk ka mirëpo thuhet se do të ndalë të njëjtën platformë me X7, model i cili gjithashtu do të hyjë në prodhim, megjithëse nuk ka kërkesë të madhe për të.

Në X8 të ri do të jetë motori me 168 kuaj fuqi, që do të ndihmohet nga një tjetër elektrik me 48 volt, që i mundëson zero lirim të gazrave, derisa ofron autonomi deri në 100 kilometra.

Besohet se çmimi fillestar i BMW X8 të ri do të jetë 66 mijë euro, pak më i lartë se ai i X7, derisa do të rivalizoj me Audi RS Q8, si një makinë shumë e mirë.

loading…