BMW M135i i ri do të lansohet në panairin e veturave në Frankfurt.
BMW M135i vjen me një motor me katër cilindra të ri turbocharged e sistem me të gjitha rrotat aktive.
Ky BMW M135i rivalizon direkt modelin sportiv të Volskwagen Golf R e edhe atë të Mercedesit, AMG A45.
M135i ka motorin 2.0 litërsh i cili prodhon 302 kuajfuqi, që është rreth 33 kuajfuqi më pak se sa modeli paraprak, por BMW premton se këtë e kompenson sistemi me të gjitha rrotat aktive e marshi me 8 shpejtësi automatike.













