Agjencia e lajmeve Bloomberg në tekstin me titull “Mbajtja e Ballkanit larg përzierjes së Putinit” vlerëson se kjo do të duhej të ishte koha e optimizimit për shtetet e ish Jugosllavisë.

Thekson se lajmet e mira në Ballkan janë të padëshiruara për presidentin rus, sepse, thuhet tutje, do të thotë forcimi i lidhjeve të atij rajoni me Evropën.

Në këtë kuptim, Bloomberg kujton se Mali i Zi është bërë vendi i 29 anëtar i NATO-s, Maqedonia po punon në zgjidhjen e problemit rreth emrit me Greqinë, që Bosnja këtë vit i ka kaluar me qetësi zgjedhjet në krahasim me vitin 2014, si dhe bisedimet paqësore për Kosovën po përparojnë, edhe pse nuk mbahen rregullisht.

“Për Vladimir Putinin, megjithatë, të gjitha këto lajme janë të padëshiruara, duke bërë që Ballkani të stabilizohet dhe të forcohet raporti i tij me Evropën Perëndimore. Presidenti rus vlerëson se ajo që vendet perëdimore po e shtyjnë Ballkanin drejt stabilizimit është pjesë e përpjekjeve që mos t’i lihet vend Rusisë dhe të hiqet nga vendi si fuqi botërore. Moska për shkak të kësaj po bën gjithçka që ta pengojë këtë”, shkruan Bloomberg, transmeton Ballkani.info.

Në tekst përmenden aksionet e Rusisë për të cilat thuhet se paraqesin problem për Evropën dhe Ballkanin, pasi që destabilizojnë këtë pjesë të Evropës juglindore.

Si njëra këto këto përmendet e se si BE-ja do të duhej t’i mbështeste bisedimet paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe me këtë të ndihmojë që të zgjidhen problemet ndërmjet dy shteteve rreth taksës së vendosur nga Kosova për mallrat serbe, dhe ndoshta do të mundte që edhe financiarisht të mbështeste fondin për pajtim, ashtu siç ka bërë për Irlandën Veriore. /Ballkani.info/