Bloomberg: Evropa humbi një trilion dollarë për shkak të krizës energjetike

Kompania amerikane Bloomberg publikoi sot llogaritjen e saj, sipas së cilës Evropa ka humbur rreth një trilion dollarë që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës dhe krizës energjetike të shkaktuar nga sanksionet.

Në analizë thuhet se ky është vetëm fillimi i një krize të madhe energjetike në Kontinentin e Vjetër.

Pasi çmimet tashmë të larta do të vazhdojnë të rriten në vitet e ardhshme.

Sipas Bloomberg, stabilizimi i tregut të energjisë në Evropë nuk do të ndodhë para vitit 2026, kur priten dërgesa të reja nga SHBA dhe Katari.