Shiu që ka rënë pandërprerë në dy ditët e fundit ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve.
Vërshimet e kanë përkeqësuar aksin rrugorë Prishtinë – Pejë, saktësisht te “Kroni i Mbretit” është vërshuar nga uji duke e bërë të pamundur lëvizjen.
Veturat kanë mbetur të bllokuara dhe kanë filluar të shkaktohen kolona dhe vonesa në orët e hershme të mëngjesit.
Ekipet emergjente po bëjnë përpjekje për të hapur rrugën, por kujtojmë se sasia e ujit mbi asafalt është shumë e madhe.







