Bllokohet rruga në Rudarë, dëgjohen sirena në Mitrovicën e Veriut

Shefi i Zyrës për Kosovën në Beograd, Petar Petkoviq, ka deklaruar se në Jarinjë sot është arrestuar Dejan Pantiq, ish pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Sipas informatave të REL-it nga terreni, rrugët janë bllokuar në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq.

Po ashtu, në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sirenat.

Në Rudarë janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë.

Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra.

Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri.

Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë./REL