“Lidhja Auto-Moto” e Serbisë ka njoftuar se sot është ngarkuar komunikacioni në rrugët kryesore të këtij vendit dhe në pikë kalimet kufitare, kurse në kalimin kufitar në drejtim të Hungarisë, për shkak të rënies së sistemit të kontrollit kufitar hungarez, është ndërprerë kalimi i kufirit për të gjitha kategoritë e veturave e automjeteve.

Sipas AMSS, për shkak të kësaj prishjeje për të dalë nga Serbia në drejtim të Hungarisë është formuar kolona më e gjatë se pesë kilometra, transmeton Ballkani.info.

Po ashtu, automjetet janë të përqëndruar në shtatë korsi, kurse në Kelebi kolona është e gjatë më shumë se tri kilometra në dy korsi dalëse.

Në gjithë këtë bllokadë kanë mbetur edhe shumë kosovarë të cilët kanë udhëtuar përmes Serbisë në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian. /Ballkani.info/

loading…