Qytetarët po përballen me kolona të gjata të krijuara në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Në pikën kufitare në Morinë, qytetarët që kanë qenë duke hyrë nga Shqipëria në Kosovë, kanë mbetur të bllokuar nga Policia e Shqipërisë, pasi që disa nga kamionët kishin hyrë pa radhë, duke shkaktuar paknaqësi tek shoferët e tjerë.

Një qytetar i cili ka dërguar videon në redaksinë e Ballkani.info, tha se pas veprimeve të kamionëve, Policia ka reaguar duke e bllokuar gjithë kolonën. /Ballkani.info/