Bllokohet nga dheu gjatë punimeve, punëtori nga Kamenica dërgohet në spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Nënë Tereza” në Kamenicë, një punëtor i një firme private, gjatë punimeve është bllokuar nga dheu.

Në raportin 24 orësh thuhet se zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin viktimën dhe pastaj është dërguar në Spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Nënë Tereza, Kamenicë 25.12.2022 – 09:07. Raportohet se një punëtor i një firme private, gjatë punimeve është bllokuar nga dheu. Zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin viktimën dhe pastaj është dërguar në Spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së .

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./Ballkani.info/