Punëtorët e kompanisë publike, Telekomi i Kosovës, pritet që sot të deklarohen lidhur me masat që do t’i ndërmarrin, pas bllokimit të llogarive.

Punëtorët e kësaj kompanie, përmes një njoftimi për media, kanë njoftuar se sot nga ora 11:00 do të mbajnë konferenca për media.

“FSP-PTK të hënë dt;02.11.2020 në ora 11:00h do të mbajë konferencë për media në objektin qendrorë të Telekomit në Prishtinë, ku do të shpalosen hapat që ndërmerren nga sindikata”, thuhet në njoftim.

Punëtorët e Sindikatës, gjithashtu kanë bërë të ditur gjithashtu se tashmë ka filluar edhe tërheqja e borxhit nga llogaritë.