Sekretari i Shtetit

Blinkeni takohet me vendet arabe teksa SHBA-ja kritikohet për veton në OKB

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të shtunën se ka diskutuar mbi përpjekjet për të lehtësuar krizat humanitare në Gaza, me delegacionin nga vendet arabe në Washington.

Blinkeni ka shtuar se ka diskutuar për synimet e përbashkëta për krijimin e një të ardhme për shtetin palestinez krah Izraelit.

Trupat izraelite kanë kryer sulme në Rripin e Gazës të premten në një përpjekje të dështuar për të shpëtuar pengjet e mbajtura nga Hamasi.