SHBA

Blinken takohet me kryediplomatin turk në ndalesën e fundit të udhëtimit në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të takohet me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan të hënën në Ankara në ndalesën përfundimtare të udhëtimit të tij diplomatik në Lindjen e Mesme në mes të përshkallëzimit të luftës në Gazë.

Diplomati i lartë amerikan do të diskutojë situatën humanitare në enklavë me Firdanin dhe nevojën për të parandaluar zgjerimin e konfliktit, sipas një shënimi të Departamentit të Shtetit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Blinken “do të nënvizojë rëndësinë e mbrojtjes së jetëve të civilëve në Izrael dhe Rripin e Gazës”, ndërsa deklaron gjithashtu “angazhimin për të lehtësuar shpërndarjen e shtuar dhe të qëndrueshme të ndihmës humanitare shpëtimtare për civilët në Gaza”, tha ai.

Ai nuk pritet të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili ka dënuar ashpër veprimet e Izraelit në Gaza, duke i quajtur ato “krime kundër njerëzimit”.

Erdogan tha të shtunën se po ndërpret komunikimet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.