Blinken: Putin përpiqet të shtrembërojë historinë për të justifikuar luftën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po përpiqet të “përdredhë historinë” në mes të përkujtimit të fundit të Luftës së Dytë Botërore për të justifikuar luftën e tij të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës.

“Ndërsa lufta shpërthen përsëri në Evropë, ne duhet të rrisim vendosmërinë tonë për t’i rezistuar atyre që tani kërkojnë të manipulojnë kujtesën historike në mënyrë që të avancojnë ambiciet e tyre,” tha Blinken në një deklaratë për 77-vjetorin e fitores mbi nazistët, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Ndërsa përkujtojmë fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, ne kemi një detyrë të shenjtë ndaj të rënëve: të flasim të vërtetën për të kaluarën dhe të mbështesim të gjithë ata në kohën tonë që ngrihen për lirinë”, tha Blinken.