Shqipëria është një partner i jashtëzakonshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ky partneritet është më i fortë seç ka qenë më parë.

Kështu deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Nga kryeministria, aty ku dhe Blinken përmbylli vizitën e parë në Shqipëri, ai theksoi se marrëdhënia mes dy vendeve është kritike për disa çështje që prekin rrugën e dy popujve.

“Si një aleat kyç, ne kemi një marrëdhënie të jashtëzakonshme partneriteti”.

Më tej në fjalën e tij, Blinken tha se ka folur me Ramën për Ukrainën dhe për Këshillin e Sigurimit dhe madje e citoi këtë të fundit.

“Kemi folur edhe për shumë çështje dhe sfida me të cilat përballemi dhe jemi përqendruar në atë që jemi duke bërë për të nxitur përpara sigurinë. Shqipëria ka qenë mbështetëse e fortë e Ukrainës, ka qenë vendi i parë që ka dërguar ndihma ushtarake, armë municione. Aktualisht është një nga 10 kontribueset kryesore për të ardhura për frymë për Ukrainën”.

Në fjalën e tij, Blinken u shpreh me bindje se Shqipëria është një aleat i NATO-s strategjik për SHBA-të.

Kështu ai njoftoi se muajin e ardhshëm do të inaugurohet baza e NATO-s në Kuçovë.

VIDEO BONUS: Forumi Intelektual Europa 2030, i bashkohet Koalicionit të AAK- Nisma për zgjedhjet parlamentare