Sekretari Amerikan

Blinken në Shqipëri: Dialogu Kosovë-Serbi, shtegu i duhur

Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është shtegu i vetëm i duhur për Kosovën dhe Serbinë.

Kështu ka deklaruar nga Tirana, sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kur u pyet mbi rajonin.

Blinken theksoi se SHBA-të nuk duan më kthim pas për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Jemi me të vërtetë persona që mendojmë se nuk mund të kemi përsëritje. Jemi të angazhuar që të mbështesim të gjitha përpjekjet, por dua të përgëzoj rolin e Shqipërisë për stabilitetin rajonal”.

Sipas tij, ky është shtegu që i sjell të gjithë drejt një të ardhmeje më të mirë

“Do të mbështesim të gjitha vendet, dhe punojmë më Shqipërinë që të bëjnë përpara në këtë shteg”.

VIDEO BONUS: “Ti, veç mshele ti!”, deputetja e PDK-së i drejtohet dikujt nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend