“Lëvizja e Rusisë për të njohur mëvetësinë e të ashtuquajturave rajone separatiste, të cilat kontrollohen nga përfaqësuesit e saj, është një akt i turpshëm e i parashikueshëm”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nuk ka kursyer retorikën e fortë ndaj Kremlinit, për aktin e fundëm të njohjes së Donetsk-ut dhe Luhansk-ut, si dy rajone autonome nga Ukraina.
Blinken e ka dënuar aktin në formën më të prerë, duke ravijëzuar se amerikanët, janë pranë ukrainasve.
“Këtë gjë, ia kam thënë edhe ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba”, shkruan Blinken të Twitter.
Russia’s move to recognize the “independence” of so-called republics controlled by its own proxies is a predictable, shameful act. We condemn them in the strongest possible terms and #StandWithUkraine, as I told Foreign Minister @DmytroKuleba tonight.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 22, 2022
Ndërsa, situata e nxehtë ka vijuar edhe diplomatikisht në Këshillin e Sigurimit, mes debatesh të forta nga përfaqësuesit respektivë perëndimorë dhe atij rus.
Një telefonatë, Blinken e ka zhvilluar edhe me kryediplomatin kinez, Wang Yi, ku ka përshkruar nevojën për të ruajtur integritetin territorial të Ukrainës.
Mirëpo, një përgjigje nga Pekini, ende nuk ka ardhur e qartë. Ata njihen për një mbështetje pro-Putin. Megjithatë, duhet parë se si do të zhvillohet raporti më tej.
Ndërkaq, sanksione të reja të forta ndaj Rusisë, priten të shpallen në orët e para të së martës.







