DASH

Blinken javën tjetër në Shqipëri, DASH jep detaje për vizitën

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Shqipërinë më 14 shkurt, sipas Departamentit amerikan të Shtetit.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, “Sekretari Blinken do të konfirmojë marrëdhëniet e afërta ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit Matthew Miller.

Departamenti i Shtetit e cilëson Shqipërinë “një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat të qëndrueshëm në përkrahje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.”

Pas vizitës në Shqipëri, Sekretari Blinken udhëton në Gjermani, ku pritet të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, si pjesë e delegacionit të udhëhequr nga nënpresidentja Kamala Harris.

Gjatë konferencës, që mbahet nga 16 deri më 18 shkurt, sipas zëdhënësit Miller, Sekretari Blinken pritet të zhvillojë takime dypalëshe “për të theksuar përkrahjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për popullin e Ukrainës” dhe për të “vazhduar diskutimet me partnerët se si të arrihet paqja dhe siguria në Lindjen e Mesme”.

Departamentit i Shtetit njoftoi se Sekretari Blinken po ashtu do të “nënvizojë përkushtimin (amerikan) për sigurinë transatlantike”./VOA

VIDEO BONUS: Adresimi i plotë, i përkthyer në shqip, i Albin Kurtit në mbledhjen mbrëmshme të KS së OKB-së