Blinken anulon takim me Lavrov: “Nuk ka kuptim, sepse pushtimi ka filluar”

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka anuluar takimin me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili do të zhvillohej të enjten në Gjenevë.

Blinken tha në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleb se një takim me Lavrov nuk kishte më kuptim “sepse kushti për takimin ishte që pushtimi rus i Ukrainës të mos fillonte, dhe filloi”.