Rreth orës 5 të mëngjesit një punjonës i stacionit të autobusëve në Pejë, ka njoftuar se ka hasur në një mjet të pashpërthyer afër peroneve të autobusëve.

Policia e Kosovës tha se dyshohet për një granat dore, ndërsa lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 5:45 Policia e Kosovës është njoftuar nga një punëtor i Stacionit të Autobusëve se i njëjti ka gjetur një mjet shpërthyes tek peronat. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar perimetrin e caktuar teksa në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe njësiti për Deminim i Policisë të cilët tashmë veç e kanë larguar mjetin shpërthyes”, deklaroi Rugova për Metron.

Ndërsa shtoi se Policia është duke e hetuar rastin më gjerësisht