Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me zëvendës presidentin e Zvicrës, Alain Berset.
Ky njoftim është bërë nga mediumi zviceran “Blick”, ku shtohet se ky takim mes Kurtit dhe Berset do të ndodhë gjatë Forumit Ekonomik Botëror që do të zhvillohet në Davos, nga data 22 maj deri me 26 maj, shkruan lajmi.net.
“Zëvendëspresidenti, Alain Berset, do të zhvillojë bisedime me presidentin kolumbian Ivan Duque dhe presidentin e Zimbabvesë Emmerson Mnangagwa si dhe me krerët e qeverive të Tunizisë, Najla Bouden dhe të Kosovës, Albin Kurti” , shkruan “Blick”.
Në anën tjetër, qeveria e Kosovës ende nuk ka lëshuar ndonjë njoftim zyrtar sa i përket këtij takimi të të parit të qeverisë së Kosovës







