“Blick” krijon sondazh për kualifikimin e Kosovës në EURO 2020, shumica përgjigjen me PO

Magazina e njohur zvicerane “Blick” e ka shtruar një pyetje për ndjekësit e saj në Facebook nëse Kosova do të kualifikohet në Kampionat Evropian. Dhe, në bazë të votave, shumica e tifozëve mendojnë se “Dardanët” do të jenë në Euro 2020.

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të impresionojë edhe në kualifikimet e Kampionatit Evropian, njëjtë siç bëri edhe në Ligën e Kombeve, ku e fitoi grupin e saj në Ligën D.

“Dardanët” në tri ndeshjet e para i grumbulluan 5 pikë në Grupin A duke përfunduar në pozitën e tretë, me një pikë më pak se liderët, Anglia dhe Republika Çeke.

Kosova barazoi me Bullgarinë dhe Malin e Zi, ndërsa së fundmi e mposhti Bullgarinë në udhëtim.

Dhe, këto rezultate bëjnë që për ekipin Verdhekaltër të flitet gjithandej.

Andaj, magazina zvicerane “Blick” e ka shtruar një pyetje në grupin e saj në Facebook nëse Kosova do të kualifikohet në Kampionat Evropian!

“Kosova feston me trajnerin Challandes pas fitores në ndeshjen kualifikuese të Evropianit. A besoni se Kosova do të kualifikohet në Euro 2020?”, ka pyetur njëri prej mediumeve më të fuqishëm zviceranë.

Dhe, pjesa dërrmuese e tifozëve mendojnë se “Dardanët” do t’i shohim në Euro 2020 vitin e ardhshëm.