Bleu banesë që 3 muaj, Hysen Durmishi: Unë mezi e kaloj muajin, i kam dy fëmijë të vegjël

Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi sonte në një emission televiziv ka thënë se mezi e kalon muajin.

‘’Unë mezi e kaloj muajin. I kam dy fëmijë të vegjël, shpenzimety janë të mëdha.’’, tha ai në Context.

E s’kaloi shumë, kur ai pohoi se ka blerë banesë që 3 muaj. Me ironi u pyet nga panelistët se a i kujtohet çmimi i banesës, apo jo sikurse shefi i tij, Liburn Aliu.