Blerta Deliu: Votuesit e PDK-së po ofendohen dhe kërcënohen

Blerta Deliu nga PDK ka reaguar pas një deklarate të aktivistit Rron Gjinovci ku ofendon votuesit e PDK’së dhe Hashim Thaçit.

Deliu thotë se deklarata të tilla duhet të cilësohen edhe si kërcënime.

Ja reagimi i plotë;

E ka nisur “Lideri” i tyre me ndarjen e popullit në “ne dhe ata”, “vetëm ne jemi populli”, e po merr vrull ditëve të fundit në debate televizive nga të ashtuquajtur analistë, ku ofendohen rëndë mijëra qytetarë të Kosovës, që janë votues të PDK-së.