Blerta Deliu: Turpi ka emër, Luljeta Aliu

Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar pas fjalëve të analistës Luljeta Aliu.

Aliu tha se votuesit e PDK-së nuk krahasohet me votuesin e Kralevës, në një përballje me dy aderimet e reja të PDK-së, transmeton Ballkani.info.

Deliu e ka përkufizuar opinionin e Aliut, teksa emrin e saj e ka përthurur me logon e famshme “Liria ka emër” në “Turpi ka emër”./Ballkani.info/

Postimi i plotë:

“Votuesit prej Kraleve” kanë përdhunuar 20 mijë vajza e gra në Kosovë. Kanë masakruar Diturijen gjashtëjavëshe. E kanë mbuluar “Kralevën” me varreza masive të civilëve shqiptarë të masakruar gjatë luftës në Kosovë.Është po e njejta propagandë që humanizoi Vuçiqin në botë me 1 mijë testet e papërdorshme dhe sot humanizon përdhunuesit e 20 mijë vajzave e grave shqiptare, humanizon vrasësit e Diturijes gjashtëjavëshe dhe mijëra fëmijëve, të rinjve, grave, pleqve tjerë, ndërkaq demonizon familjet e gjithë viktimave dhe të të pagjeturëve.Është po e njëjta propagandë që ju thoshte luftëtarëve të UÇK-së shkoni në Hagë, për të krijuar sot vend për votuesit nga Kraleva. Sepse votuesit nga Kosova janë bijat dhe bijtë e një shoqërie që luftoi në secilën mënyrë për lirinë sot. Prandaj, për ta përmbysur lirinë sot, i kërkojnë votuesit nga Kraleva.

Edhe Turpi ka emër!