Blerta Deliu: Të krijohet një task-forcë që trajton rastet e dhunës seksuale

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë.

Në rend dite është interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.

Në një fjalë rasti, deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se rastet e dhunës seksuale përbëjnë shqetësim.

Ajo ka kërkuar që të krijohet një task-forcë institucionale me të gjitha resurset e nevojshme për trajtimin dhe hartimin e strategjive për t’i trajtuar këto raste.