Blerta Deliu: PDK është e përkushtuar që të arrihet rezoluta gjithpërfshirëse

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka paraqitur rezolutën për temën e “korigjimit të kufijve”.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha se PDK ka shtuar edhe gjashtë pika që do ta bënte rezolutën me unifikuese.

“PDK ka shtuar edhe 6 pika, por që pranojmë edhe pika tjera të opozitës që të arrihet një rezolutë me harmonizim të plotë në mes subjekteve politike”, tha Deliu.

Më tutje, Deliu tha se PDK e ka përkushtimin e plotë që të arrieht një rezolutë konsenzuese.

“Interesi i PDK-së është që të arrihet një rezolutë gjithpërfshirëse, unifikuese që i adreson idetë e të gjitha partive politike lidhur me këtë temë”, përfundoi Deliu.

Rezoluta e djeshme e opozitës nuk u votua për shkak të korumit. /Ballkani.info/