Blerta Deliu: Me emërimin e militantëve nëpër borde po vërtetohet mashtrimi i madh nga Vetëvendosje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ia ka kujtuar Lëvizjes Vetëvendosje, zotimin e Albin Kurtit, se nuk do t’i polizitojë ndërmarrjet publike.

Përmes një shkrimi në Facebook, Deliu ka thënë se emërimet e reja nëpër borde publike me anëtarë e militantë të partisë, për më shumë, përderisa është Qeveri e shkarkuar, janë dëshmia e gjallë e një mashtrimi të madh.

Ajo ka shtuar se të vetmin vullnet politik që ka dëshmuar Vetëvendosje gjatë kësaj qeverisje të shkurtër është ai i koncentrimit të pushtetit në një njeri!

Shkrimi i plotë i deputetes së PDK-së:

Ju kujtohen të gjithëve si Vetëvendosje akuzonte rëndë Qeverinë paraprake për emërimet në poste publike gjatë periudhës sa ishte në dorëheqje!

Ju kujtohen edhe parullat e tyre politike mbi kapjen dhe premtimet për çkapjen e institucioneve të pavarura publike!

Kush i ka harruar ta lexojë (të zezën në të bardhë) pikën 6 të zotimeve elektorale të Vetëvendosjes, të vetëquajtur për “Qeverisje të mirë”!

Emërimet e reja nëpër borde publike me anëtarë e militantë të partisë, për më shumë, përderisa është Qeveri e shkarkuar, janë dëshmia e gjallë e një mashtrimi të madh.

Të vetmin vullnet politik që ka dëshmuar Vetëvendosje gjatë kësaj qeverisje të shkurtër është ai i koncentrimit të pushtetit në një njeri!

Vetëvendosje duhet së pari të çkapet nga apetitet personale të liderit, pastaj të gjykojë e veprojë me frymë të lirë!

#rriNshpi