Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas raportimeve se kryekuvendarja e re Vjosa Osmani ka zhvendosur foton e presidentin Hashim Thaçi në një vend tjetër.
Sipas saj, Osmani që në ditën e parë bëri shkelje ligjore dhe luajti një lojë fëmijërore dhe nxjerr në pak teket personale të kryeparlamentares së re.
Postimi i Deliu-Kodrës:
Logoja simbolike e presidentit Ibrahim Rugova me flamurin dardan, për të cilën nuk ekziston asnjë vendim, asnjë procesverbal dhe asnjë bazë ligjore që e mbështetë mbajtjen e saj, për hir të respektit dhe madhështisë së Hashim Thaçit, ende figuron në zyrën e tij.
Fotografia zyrtare e presidentit, të cilën obligohen ta vendosin të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në mjediset e tyre bazuar në Ligjin për Protokollin e Shtetit, sot u hoq nga kryeparlamentarja e re, Vjosa Osmani, e cila qysh në ditën e parë të punës bëri shkelje ligjore.
Mandati i saj është udhëheqja e organit që nxjerr dhe miraton të gjitha ligjet, por siç edhe dëshmoi, vetë ajo është selektive në zbatimin e legjislacionit të Kosovës. Ky është një standard i ri për institucionet e Kosovës dhe një lojë tërësisht fëmijërore që nxjerr në pah më së shumti papjekurinë politike dhe teket personale të Vjosa Osmanit.







