Blerta Deliu bën “avokaten” e Vlora Çitakut, pas akuzave të rënda nga Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se ambasadorja Vlora Çitaku nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por presidentin Hashim Thaçi.

Bile Haradinaj shtoi se është për keqardhje që Kosova nuk e ka një ambasadore të denjë në SHBA.

Kjo deklaratë e Haradinajt si duket e goditi shumë deputeten e PDK-së Blerta Deliu. Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në facebook , i doli krah bashkëpartiakës së saj, ambasadores së Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, transmeton Ballkani.info.

Deliu akuzoi Haradinaj, se si në mesin e krejt diplomatëve kryeministri paska zgjedhë ta godas Vlorën.

“Goditja ndaj saj është goditje e rëndë jo vetëm ndaj diplomacisë kosovare por edhe ndaj një ambasadoreje të denjë e cila i ka bërë krenarë gjithmonë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Deliu. /Ballkani.info/