Blerta Deliu akuzon LDK-në për zvarritje të procesit të liberalizimit

Blerta Deliu- Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosoëvs për zvarritje të procesit të liberalizimit të vizave, duke hezituar ta votojë ratifikimin marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Deliu – Kodra në Zonën Zgjedhore tha se pas kësaj situate kur erdhi Qeveria Haradinaj dhe i hapën rrugë kësaj marrëveshje ndonëse dikur ishin kundër saj, njofton klan Kosova.

”Demarkacioni ka qenë kriter i padrejtë sepse nuk e ka pasur asnjë prej shteteve çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi”.

”Është dashur të ketë guxim të deputetëve të LDK-së për të hapur rrugë sepse perceptimi për zgjerimin ka qenë tjetër. Ne nuk kemi parë gatishmëri të disa deputetëve për të hapur rrugë një perspektive të re”.

”Sapo është konfirmuar Qeverisja Hardinaj, të njëjtit deputetë që kanë qenë kundër i kanë hapur rrugë kësaj marrëveshje me Malin e Zi. Ajo që nuk u tha dhe që duhet të thuhet është që secili deputet i zgjedhur duhet ta marrë përgjegjësinë për këtë vonesë për çështjen e liberalizimit”.

loading…