Blerta Deliu akuzon Gërvallën se po e sulmon UÇK-në me narrativë të Serbisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, akuzon ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla se po e sulmon UÇK-në me narrativë të Serbisë.

Ajo thote se Gërvalla po përfaqëson tjera interesa, me apo pa vetëdije.

Postimi i saj i plotë:

“Një zyrtare e lartë shtetërore që në Këshillin e Sigurimit mbështet publikisht shpifjen serbe se Gjermania ka kryer gjenocid ndaj serbëve dhe ne arenën nderkombëtare perhapë po ashtu propagandën serbe se UÇK-ja në radhë të parë, ka bërë krime ndaj shqiptarëve duke “argumentuar” narrativën e Serbisë për UÇK-në si nje organizatë terroriste, dihet mirëfilli se cfarë interesash përfaqëson, me apo pa vetëdije”.

Në drejtim të kryediplomates së Kosovës ditëve të fundit ka pasur shumë reagime. Gërvalla disa vite më parë kishte thënë se sapo të formohej Gjykata Speciale, do ta ndihmonte me materiale kundër, siç thoshte ajo, “kokave të organizatës kriminale: Hashim Thacit dhe Kadri Veselit”.