Blero: S’e kuptoj pse po dalin në rrugë LGBT-ja me bo filma

Këngëtari i njohur, Blero ka qenë i ftuar në një emision sportiv ‘Kampionët Botëror’ në Kanal10. Ai ka bërë deklarata homofobike, duke thënë se nuk e kupton gjithë këtë buj të madhe botërore në mbrojtje të komunitetit LGBTQ+.

Blero tha se ky komunitet del në rrugë për të bërë filma.

Krejt këto deklarata vijnë pasi në lajme qarkulloi se kombëtare si Anglia e Gjermania në Botëror kanë vendosur të mbajnë shiritin e kapitenit One Love.

“Nuk e kuptoj gjithë këtë reklamë për LGBT+, pse? Nuk e kuptoj gjithë këtë hov te madh botëror, secili duhet me pas zgjedhjen e vet personale, nuk mundem m’i t’i kuptoj, pse duhet m’i marr flamurët me dal në rrugë, absolut po bohet përkrahje e madhe këtij komuniteti, pa nevojë. Kjo është zgjedhje personale, si feja, drejtimi seksual, këto janë personale. Pse duhet na me marr flamurë me dal ne rruge me bo filma, është absurde mendoj unë. Krejt është OK, i respektoj të gjithë, nuk kam kurrgjë askujt, por gjithë ky hov i madh është absurde”, u shpreh Blero.