Blero niset drejt Zvicrës, a po rikthehet me Afronën?

Para pak ditësh në krye të mediave rozë ishte lajmi se këngëtari Blero dhe modelja, Afrona Dika i kanë dhënë fund lidhjes.

Ky dyshim erdhi pasi që dyshja fshiu të gjitha fotografitë me njëri-tjetrin në rrjetin social “Instagram”.

Së fundmi, Blero ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram” nga aeroporti i Prishtinës, ku ka bërë të ditur se është duke udhëtuar për në Zvicër. Madje në sfond të fotografisë dëgjohet një pjesë: “Dua të shkoj në shtëpi”.

Javën e kaluar, burime të emisionit “Prive” kishin bërë të ditur se dyshja janë ndarë tashmë.