Këngëtari

Blero flet me dashuri për “bebin”, tregon se kur do martohet

Këngëtari Blero Muharremi, tha se shumë shpejt ka plane për një dasmë.

Ai gjatë kësaj interviste tha se do jetë diçka e jashtëzakonshme.

“Besoj që shumë shpejt do ndodhin gjëra që janë në traditën tonë. Do jetë diçka e jashtëzakonshme sepse për mua ajo është e till. Jam shumë i lumtur që e kam taku. Ne bashkëjetojmë kemi plane për me udhëtu në Afrikë”, tha ai në emisionin e pasdites në T7, “Canapé”.