Video

Blero dhe Edona James urojnë shqiptarët për 28 Nëntor

Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 po bëjnë përgatitjet finale për të festuar 28 Nëntorin.

Dy prej tyre, Blero dhe Edona James teksa po qëndronin bashkë kanë uruar shqiptarët për Pavarësinë e Shqipërisë.

“Shqiptarë kudo që jeni e urojmë Ditën e Flamurit më të bukur në botë, shpresojmë që po kënaqeni e nuk po u shkojmë nerva, unë dhe Donushi ju duam pafund dhe votoni për neve sa më shumë të premten, të dalim ne të parët”, ka thënë Blero.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Blero dhe Edona James tashmë kanë ndërtuar një raport të mirë shoqëror me njëri-tjetrin dhe pjesën më ta madhe të kohës pothuajse e kalojnë bashkë.

Ndërkohë, përgjatë gjithë ditës së sotme banorët kanë krijuar atmosferë duke u përgatitur për festën, ku nuk mungonte muzika popullore shqiptare.

Disa prej banorëve kanë vendosën emblemën e UÇK-së në një muri të ndërtuar brenda ambienteve të shtëpisë. /Telegrafi/