Blerje votash/ Arrestohen 5 kandidatët për deputetë

Pesë kandidatë për deputetë në parlamentin bullgar u arrestuan për blerjen e votave, njoftoi sot zyra e prokurorit Bullgar.

Dy prej tyre u mbajtën në paraburgim për 72 orë, dy të tjerët u mbajtën për një kohë të pacaktuar, dhe njëri u la i lirë me kusht, raporton agjensia bullgare BTA.

Zëdhënësja e Prokurorit të Përgjithshëm, Sijka Mileva, vlerësoi se për herë të parë, në përputhje me Ligjin për Pastrimin e Parave, më shumë se 383,000 leva( para bullgare) u sekuestruan me kërkesë të prokurorisë në mënyrë që të parandalonte përdorimin e tyre për blerjen e votave.