Blerja rekorde e Arsenalit lavdëron Emeryn

Transferimi i fundit i Arsenalit, Nicolas Pepe ka pasur fjalë të mira për trajnerin, Unai Emery.

“Topçinjtë”, shpenzuan 75 milionë euro për sulmuesin e Bregut të Fildishtë (blerja më e shtrenjtë e klubit) dhe dy ndeshjet në Premier Ligë ai luajti si zëvendësues.

Pepe ka thënë se tekniku spanjoll i ka ndihmuar shumë atij në përshtatjen e futbollit anglez.

“Ka qenë shumë mirë sepse Emery flet frëngjisht, andaj ka qenë shumë e lehtë për të komunikuar. Jam i ri, strategjitë dhe taktikat janë të reja dhe është ndihmuese që trajneri me ndihmon. Gjithashtu është duke me ndihmuar të mësoj anglisht”, deklaroi ai.

loading…