Blerim Vela nis detyrën si Shef i Stafit të Presidentes me bllokime në Twitter

Blerim Vela e ka nisur detyrën si Shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, me një veprim të pazakontë në Twitter.

Ndjekësit e tij kanë shkruar se Vela po i bllokon ata në Twitter pasi është kritikuar për “afërsinë” me Vetëvendosjen, që sipas tyre ka ndikuar që ai të marrë detyrën e re.

Postimet e ndjekësve duket se nuk i kanë pëlqyer Veles, prandaj ka filluar t’i bllokojë ata.

Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur dje se Blerim Vela është emëruar sot shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu.

Siç njofton presidenca, Vela ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare.