Blerim Reka e nis me gafë diplomatike misionin në Nju Jork, buqetës me lule të homazheve i shihet tiketa e blerjes

Konsulli i Kosovës, Blerim Reka i shoqëruar nga diplomatët e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork gjatë ditës së hënë kanë bërë homazhe në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.

Por, diplomatët e Kosovës gjatë vendosjes së buqetës me lule afër memorialit të viktimave të sulmit terrorist në Nju Jork kanë shkaktuar gafë diplomatike. Në buqetën e luleve ende qëndronte tiketa e kompanisë nga e cila Konsullata kishte porositur ato, shkruan Demokracia.com.

Nuk është hera e parë që drejtuesit e institucioneve të politikës së jashtme shkaktojnë skandale diplomatike. Këtu duhet kujtuar edhe huqjet e titullares së politikës së jashtme, ministres Donika Gërvalla. /Demokracia.com/