Blerim Latifi: Shefqet Krasniqi i poshtroi sonte gratë, Presidentja e deputetet nuk po guxojnë të reagojnë ndaj këtij diskursi ndaj tyre

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka deklaruar se se burri e ka vendin e vet dhe gruaja e ka të vetin ashtu siç ua ka përcaktuar Zoti. Tutje ai ka bërë një interpretim diskriminues ndaj grave duke thënë se kuzhina është e grave.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar profesori universitar, Blerim Latifi, i cili ka thënë se Krasniqi i ka ofenduar gratë.

Tutje Latifi ka shkruar së këto fjalë janë njërën prej gjuhëve më diskriminuese e përjashtuese për femrat.

“E lexova në një portal qysh Shefqet Krasniqi paska thanë që oda është për burra e kuzhina për gra. Në terma modernë kjo do të thotë: vendi i grave është brenda katër mureve të shtëpisë, ndërsa sfera publike ( oda, kuvendi, qeveria) u takon veç burrave. Kjo përbën njërën prej gjuhëve më diskriminuese e përjashtuese për femrën, por shihe se çka ndodhë: vendi ka një presidente, kuvendi është i mbushur me gra deputete, qeveria po ashtu, por asnjëra prej tyre nuk guxon me u ngritë kundër këtij diskursi që i poshtron ato dhe krejt gjininë e tyre. E pastaj bëjnë poza të rrejshme kinse po luftojnë për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në shoqëri.Janë frikacake dhe hipokrite”, ka shkruar Latifi.

Hoxhë Krasniqi ka thënë se kuzhina është e grave duke edhe për çështjen e odave teksa tha se do të duhej të kishte odë të ndara në aspketin gjinor.

“Ne mburremi me gratë tona, me Shotë Galicën, nënën Zahide. Pse a s’ka burra kuzhinier që e bëjnë bukën për mrekulli më mirë se gratë? Megjithatë, ajo që është e përgjithshme në kuzhinë, se kuzhina është e grave”, tha imami Krasniqi.

“Burrat mësohen prej burrave, gratë prej grave. Nëse përzihen bashkë, mandej burrat dalin gra, e gratë dalin burra e se di kush është burrë e kush është gru. Secili e ka vendin e vet, gratë kanë përparësi në çështjet që ja ka dhanë Zoti, burrat kanë vendin në çështjet që ja ka dhanë Zoti. Unë nuk mundem me ja zënë vendin në shumë vende gruas”, tha tutje Krasniqi në Debat Plus.