Blerim Latifi reagon për ftesat e Speciales nuk e përmend shefin e partisë Kadri Veselin

Blerim Latifit po thotë se marrja në pyetje e profileve të larta të UÇK’së nga Gjykata Speciale është duke lëvizur drejt aktakuzave që godasin Shtabin e Përgjithshëm të UÇK’së. Latifi në statusin e tij në Facebook, nuk e ka përmendur shefin e partisë së tij (PDK’së), Kadri Veselin, i cili u ftua nga Specialja javën e kaluar

“Vazhdimisht është thënë se Gjykata Speciale nuk do ta gjykojë luftën e UÇK-së, por vetëm ish pjesëtarë të saj, të dyshuar për krime. Mirëpo, marrja në pyetje e profileve të larta të UÇK-së, disa në cilësinë e të dyshuarit, e disa në atë të dëshmitarit, logjikisht, lë të kuptohet se Prokuroria e Gjykatës Speciale, gradualisht, është duke lëvizur drejt aktakuzave që godasin Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së”, ka shkruar Latifi.

Latifi ka shkruar se nëse akuzohen anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, është e ëartë se akuzat pashmangshëm prekin edhe karakterin e luftës së UÇK’së.

Ai ka shtuar se kjo mund ta dëmtojë Kosovën edhe në dialogun me Serbinë.

“Nëse akuzohen anëtarë të këtij shtabi, atëherë është e qartë se akuzat pashmangshëm prekin edhe karakterin e luftës së UÇK-së, sepse politika e kësaj lufte ka qenë nën autoritetin e këtij shtabi. Diçka e tillë, natyrshëm, do ta dobësonte pozicionin e Kosovës në dialogun me Serbinë dhe, në versionin më të keq, do të ndihmonte pozicionin e të gjithë atyre që kërkojnë një kompromis të ri mes Kosovës dhe Serbisë, e çdo kompromis i ri nënkupton prekjen e 17 shkurtit 2008”

Javën që lamë pas, Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë kreut të PDK’së, Kadri Veselit, si dhe deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit.

loading…